Nga Shqipëria / E Diel 29 Mars 2020, 15:03

Portugali/ 14 vjeçari humb jetën nga Koronavirusi

Një djalë 14 vjeçar nga Portugalia ka humbur jetën nga Koronavirusi. Ai mendohet të jetë personi më i ri që ka vdekur nga virusi në Evropë.

I riu ka ndërruar jetë në orët e para të së dielës teksa po e dërgonin me nxitim në spitalin Sao Sebastio.

14 vjeçari vuante dhe nga Psoriasis (çrregullim i lëkurës që bën që qelizat e lëkurës të shumohen deri në 10 herë më shpejt se normalja) por sipas raportimit të mediave të huaja nuk kishte probleme të mëdha shëndetësore.

Burimi: "Daily Mail"