Departamenti i shëndetit në Illinois ka bërë me dije se një foshnje që nuk kishte mbushur ende 1 vjeç, e infektuar me Koronavirus, ka humbur jetën.
Guvernatori Jay Robert Pritzker ka njoftuar se po hetohet për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe nëse fëmija kishte probleme të tjera shëndetësore.
Drejtori i Departamentit të Shëndetit Publik në Illinois është shprehur: "Po hetohet për të pëcaktuar shkakun e vdekjes. Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të parandaluar përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Nëse jo për të mbrojtur veten, ta bëjmë për të mbrojtur ata që na rrethojnë. Nëse deri tani nuk i keni kushtuar rëndësinë e duhur, le të jetë kjo thirrja juaj për zgjim.
Burimi: "theguardian.com"
