Nga Shqipëria / E Diel 29 Mars 2020, 12:12

Gruaja e kryeministrit kanadez shërohet nga Koronavirusi

Sophie Gregorire, gruaja e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau është shëruar nga Koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur ajo vetë në rrjete sociale.

"Ndihem shumë më mirë. Nga thellësia e gjithëve iu falenderoj të gjithëve për dëshirat e mira. Dërgoj lutjet e mia për këdo që po vuan tani", është shprehur Sophie.

Bashkëshortja e Kryeministrit kanadez, shfaqi simptoma të lehta të sëmundjes me 12 Mars, pasi kishte marrë pjesë në një ceremoni në Londër. Kryeministri dhe fëmijët nuk shfaqën simptoma dhe u vetëizoluan.