Nga Shqipëria / E Diel 29 Mars 2020, 12:12

Në ditën e tij të lindjes Taulant Xhaka zbulon portretin e të birit

Para pak ditësh futbollisti i njohur Taulant Xhaka dhe partnerja e tij Arbnora u bënë prindër për herë të parë. Arbnora solli në jetë një djalë të cilit ia vendosën emrin Klevis.

Sot futbollisti feston ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë ka zbuluar portretin e vogëlushit. Ai shprehet se Klevisi është dhurata më e bukur që Zoti dhe gruaja mund t'i bënin.

“Sot është ditëlindja ime. Zoti dhe gruaja ime më dhanë dhuratën më të bukur dhe kjo ishte ti djali im. Faleminderit që më ke bërë baba. Ke një nënë të bukur, një baba që do të mbrojë përgjithmonë. Të dua ty dhe nënën tende pa kushte”, shkruan ai krahas fotos.