Nga Shqipëria / E Diel 29 Mars 2020, 11:11

15 raste të reja, shkon 212 numri i të prekurve nga Koronavirusi në Shqipëri

Zv.ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka bërë me dije se brenda 24 orësh 15 pacientë të testuar kanë rezultuar pozitivë Koronavirus. Nga 1436 raste të testuara në total, janë regjistruar 212 të infektuar. Në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar. 

10 persona kanë humbur jetën. 76 persona janë shtruar në Infektiv dhe 6 prej tyre janë në terapi intensive. 7 persona janë shëruar në 24 orët e fundit dhe numri total i të shëruarve ka shkuar në 40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Tiranë 121 raste
Durrës 12 raste
Lushnje 4 raste
Elbasan 5 raste
Fier 22 raste
Kavajë 4 raste
Rrogozhinë 2 raste
Korçë 12 raste
Vlorë 5 raste
Shkodër 5 raste
Lezhë 5 raste
Berat 1 rast
Has 2 raste
Krujë 5 raste
-Tropojë 3 raste
Pukë 3 raste
Mirditë 1 rast