Nga Shqipëria / E Diel 29 Mars 2020, 10:10

U takua me mjekun e infektuar, Merkel flet nga karantina

Kancelarja gjermane Angela Merkel u ka kërkuar qytetarëve që të vazhdojnë të bashkëpunojnë me izolimin mbarëkombëtar, që synon të frenojë pandeminë e Koronavirusit.

Në një raport javor, kancerlarja falenderoi kombin për zbatimin e një mbyllje gjithëpërfshirëse të aktiviteteve jo thelbësore si dhe për ndjekjen e udhëzimeve për distancimin shoqëror. Ajo shtoi se vendi është ende në një rrugë të gjatë nga kthimi në normalitet duke iu kërkuar qytetarëve të tregohen të duruar.

"Askush sot nuk e di me siguri se sa do të zgjasë kjo periudhë e vështirë. Unë duhet t'ju kërkoj të jeni të durueshëm. Për fat të keq, numri i përditshëm i infeksioneve të reja ende nuk na jep asnjë arsye për të zbutur rregullat e vendosura", është shprehur Merkel. Kujtojmë se kancelarja është ende e karantinuar që pas takimit me një mjek të infektuar.

Shefi i shtabit të saj, Helge Braun, u tha mediave të Shtunën se masat nuk do të lehtësohen  së paku jo para dates 20 Prill.

Burimi: "rt.com"