Legjenda e futbollit turk, Rustu Recber, ka testuar pozitiv me Koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur e shoqja e tij me anë të një statusi në rrjete sociale, ku shprehet se e gjithë familja është në gjendje shoku që simptomat e tij përparuan me shpejtësi.
Po ashtu ajo ka treguar se vetë, djali dhe vajza e tyre kanë dalë negative.
“Do kisha dashur t’ju jepja një lajm më mirë ndërkohë që jam transparente: Burri im është shtruar në spital me diagnozën e Coronavirusit. Gjithçka ishte normale, deri kur papritur pati simptoma që u zhvilluan shumë shpejt dhe ne jemi akoma në gjendje shoku. Këto kohë janë kritike dhe të vështira.
Kërkesa ime për njerëzit është që të jetë të ndërgjegjshëm dhe të tregojnë respekt. Testet për mua, djalin dhe vajzën dolën negative. Ai është në spital dhe nuk na lejohet ta takojmë. Kjo është pjesa më e vështirë, duke mos qenë në gjendje të jem me të", shkruan mes të tjerash partnerja e tij.
Rustu ka 124 paraqitje ndërkombëtare për Turqinë. Në vitin 2012 ai doli në pension.
