Epidemiologët Jen Andonian dhe Matt Shearer në Michigan kishin planifikuar të martoheshin me 20 Mars të këtij viti, por përhapja e Koronavirusit i detyroi të anulonin gjithçka.

Megjithatë ndonëse nuk realizuan dasmën siç e kishin menduar, sërish e kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre. Dyshja janë martuar në Spitalin e Përgjithshëm të Bostonit.

Miqtë e tyre, të gjithë të veshur me maska dhe jelekë spitalorë, i kanë ndihmuar me organizimin e ceremonisë. Ata kanë respektuar distancën sociale dhe vetëm në fund rregullat janë 'thyer' nga çifti, pasi kanë shkëmbyer një të puthur.
