Drejtori i Qendrës Kombëtare të Shëndetit në Britani ka bërë një deklaratë të pazakontë. Stephen Powis u shpreh se Mbretëria e Bashkuar nëse do e kalojë krizën e koronavirusit me më pak se 20,000 vdekje, do të thotë që ia ka dalë.
I pyetur nëse shpreson që Mbretëria e Bashkuar të mos jetë në të njëjtën trajektore si Italia, Powis u përgjigj: "Nëse e mbajmë numrin e viktimave nën 20 mijë mund të themi që ia kemi dalë me këtë pandemi".
"Më pak se 20,000 viktima do të ishte një rezultat i mirë edhe pse çdo vdekje është një tragjedi", u shpreh Powis.

Kreu i Shëndetisë tha se Qendra Kombëtare e Shëndetit në Britani ka punuar jashtëzakonisht shumë dhe marrja e pajisjeve mbrojtëse personale për stafin ka qenë përparësi.
"Më shumë se 170 milion maska janë shpërndarë në dy javët e fundit", tha Powis.
Deri tani në Britaninë e Madhe numri i viktimave ka arritur në 1019.
