Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Mars 2020, 21:09

Fero i nxjerr të gjitha: Që nga videot seksi tek xhelozitë e Arbenitës

Reperi i suksesshëm Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë kthyer prej kohësh në çiftin më të komentuar në media. Shpeshherë janë përfolur për ndarje, por çdo thashethem ka rezultuar i pavërtetë sepse çifti vazhdon të jetë shumë i lumtur me njëri-tjetrin. 

Së fundmi Fero ka dhënë një intervistë "60 sekonda" për "Prive", ku i ka nxjerrë të gjitha për marrëdhënien e tij me Arbenitën.

Reperi tregon se Arbenita është xheloze dhe se koleget kanë flirtuar me të. 

"A ke video seksi?", ishte pyetja e rradhës dhe Fero u përgjigj: "Plot".