Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Mars 2020, 20:08

Ndërron jetë nga koronavirusi Princesha Maria Teresa e Spanjës

Princesha e Spanjës, Maria Teresa ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Maria Teresa nga familja mbretërore spanjolle Bourbon-Parma kishte rezultuar pozitive me koronavirus. Lajmin e hidhur e dha vëllai i saj, Princ Sixtus.

Maria la pas disa nipër e mbesa, Princin Carlos i Bourbon-Parma, Dukën e Parma e Piacenza, Princeshën Margarita e Princin Jaime.

Spanja deri tani ka një bilanc tragjik të viktimave nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 832 persona, duke e çuar në total numrin e viktimave në 5,690.