Ka tronditur botën e futbollit ndarja nga jeta e futbollistit Christian Minchola. Lojtari i të rinjëve të Atletico Madrid është ndarë nga jeta në moshë shumë të re, vetëm 14 vjeç. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur klubi madrilen duke njoftuar se sulmuesi i cili ka shënuar mbi 50 gola për ekipin e të rinjve, kishte vdekur.
"Atletico Madrid po vajton për ndarjen nga jeta të lojtarit tonë Christian Minchola. Ne bashkohemi në pikëllimin e familjes së tij, shokëve të ekipit dhe miqve. U prehsh në paqe", shkruhet në njoftim.

14-vjeçari ishte shumë i vlerësuar nga stafi dhe lojtarët.
Presidenti i Atletico, Enrique Cerezo shprehu ngushëllimet e tij për familjen e futbollistit. "Jemi të tronditur nga lajmi i trishtë i vdekjes së lojtarit tonë dhe ndjejmë thellësisht keqardhje për humbjen e tij.
Atletico Madrid do të jetë pranë familjes dhe miqve të Christian në këto momente dhimbjeje të jashtëzakonshme", tha ai.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së Minchola.

