Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka bërë të ditur se shtatë mijë teste kanë mbërritur sot në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik për RT-PCR. Ndërkohë, janë porositur edhe dhjetë mijë teste të tjera.
“Në ditët në vijim mbërrin edhe donacioni nga UNICEF me materiale shtesë. Përmes Bankës Botërore kanë përfunduar proceduarat e aktivitetit të prokurimit për material mjekësor mbrojtës. Ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë, është në fazën finale prokurimi për materiale mbrojtëse, pajisje dhe barna. Krahas veprimeve institucionale, individë dhe biznese brenda dhe jashtë vendit po vazhdojnë të solidarizohen me donacion në të shumta si kontribut për të administruar situatën me COVID-19. Rreth 300 vullnetarë janë regjistruar dhe aktualisht janë në krye të detyrës duke i dalë në ndihmë qytetarëve dhe personelit shëndetësor”, ka shkruar Vitia.

Ndërkohë në Kosovë është ndryshuar orari i ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private. Sipas vendimit të ri të qeverisë, ndalimi vlen nga ora 17:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.
