Situatë e rëndë paraqitet në Spanjë prej koronavirusit. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 832 persona, duke e çuar në total numrin e viktimave në 5,690.
Ministria e shëndetësisë spanjolle deklaroi se numri i të prekurve ka shkuar në total 72,248. 40 mijë prej tyre të shtruar në spitale ndërsa mbi 12 mijë janë në terapi intensive.
Qeveria spanjolle ka vendosur të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri në 12 Prill. Lëvizja e njerëzve është e kufizuar dhe shumica e bizneseve janë mbyllur.
