Qeveria kineze ka njoftuar se përkohësisht është ndaluar hyrja e vizitorëve të huaj në vend, ndonëse mund të kenë viza ose leje qëndrimi.
Vendi po kufizon po ashtu linjat ajore kineze dhe të huaja me vetëm një udhëtim në javë.
Ministria e Jashtme kineze tha se hyrja e shtetasve të huaj është pezulluar për shkak të përhapjes së shpejtë të Koronavirusit. Të enjten Kina kishte 55 raste të reja me Koronavirus dhe 54 nga këto raste vinin nga jashtë.
Ndonëse Kina ishte fillimisht epiqendra e Koronavirusit, SHBA dhe Italia numërojnë më shumë të infektuar. Kina është e treta në rradhë dhe për numrin e viktimave, pas Spanjës dhe Italisë.
Në Kinë janë 81.395 të infektuar dhe 3.295 persona kanë humbur jetën.
Burimi: "BBC"
