Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se të gjithë qytetarët amerikanë duhet të kontaktojnë në adresën [email protected] nëse duan të largohen nga Shqipëria.
“Të gjitha fluturimet komerciale nga Shqipëria janë tashmë mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara po punon për të identifikuar mundësi të tjera udhëtimi për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria. Nëse jeni qytetarë amerikanë dhe dëshironi të largoheni nga Shqipëria, kontaktoni menjëherë [email protected] me emrin tuaj, ditëlindjen, numrin e pashaportës dhe informacion kontakti në Shqipëri”, ka njoftuar ambasada.

