Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Mars 2020, 09:09

Sapo ishte bërë baba, 27 vjeçari pa sëmundje të tjera humb jetën nga COVID-19

Thomas Davies, një burrë 27 vjeçar në Penygroes, ka humbur jetën nga Koronavirusi. Ai ishte ndjerë sëmurë të premten dhe kishte shfaqur simptoma të tilla si kollitje, ethe dhe më pas djersë të ftohta.

Mamaja e tij, Mandy Davies, në një raportim për mediat ka treguar se fillimisht dukej sikur i biri po e merrte veten. Ai kishte ndjekur këshillat e qeverisë dhe ishte vetëizoluar.

27 vjeçari është gjetur i vdekur nga partnerja e tij, Rhiannon Elias, në shtëpinë e tyre në Penygroes. Thomas ishte baba i dy djemve, Dylan (4 vjeç) dhe para 10 ditësh ishte bërë baba për herë së dyti me një djalë, Morgan.

Partnerja e tij ka treguar se i shoqi nuk kishte pasur probleme të tjera shëndetësore, ushqehej mirë, ishte energjik dhe nuk pinte duhan.

Burimi: "Daily Mail"