Mbrëmjen sotme ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një tjetër paciente e prekur nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë njofton se bëhet fjalë për një paciente 52-vjeçare nga Vlora e cila vuante edhe nga hipertensioni.
52-vjeçarja ishte shtruar prej katër ditësh në spital dhe dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar.
“Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacientja që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Deri më tani në vendin tonë kanë humbur jetën 9 persona nga koronavirusi dhe 186 persona të tjerë janë konfirmuar pozitiv.
