Nga Shqipëria / E Premte 27 Mars 2020, 21:09

'Më fal se po bëja...', qytetarja merr telefonatë nga kryeministri në momentin e papërshtatshëm

Për çdo problem qytetarët tani mund të kërkojnë ndihmë te platforma "shqipëriaqëduam.al". Kryeministri Rama ka telefonuar sot disa prej qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë në këtë platformë dhe telefonata e parë ka qëlluar me një zonjë që ishte duke bërë fitness.

Kryeministri: Mirëmbrëma jam Edi Rama! Çfarë problemi kishe se shoh që ke lënë një mesazh.

Qytetarja: Mirëmbrëma Edi Rama! Si ja kaluat? Më fal se po bëja fitness, ndjesë!

Kryeministri: Po ti e paske në terezi, po ça kërkon nga unë që po i bëj fitness trurit, kam gjithë këto ditë pa gjumë...

Qytetarja: Unë jam me raport lindje, por tre muaj të raportit të lindjes nuk i kam marrë, kam kredi për të larë….

Kryeministri: Do të interesohemi dhe do të marrësh përgjigje

Qytetarja: Të përgëzoj për punën që bën

Kryeministri: Edhe unë të përgëzoj që bën fitness