Nga Shqipëria / E Premte 27 Mars 2020, 21:09

'Nuk do i marrim të gjithë', Rama tregon kush do të riatdhesohet

Kryeministri Rama ka sqaruar deklaratën e bërë ditën e sotme, me anë të një videoje tjetër live. Rama u shpreh se është bërë një listë e mbyllur dhe do të riatdhesohen vetëm 1379 njerëz, si studentët dhe ata persona që ishin nisur për në Shqipëri, por kriza e pandemisë i bllokoi në vende të caktuara.

"Sot lajmërova që do të riatdhesojmë 1379 njerëz të janë në një listë të mbyllur. Nuk kam thënë që do nisim avionin dhe me një avion do të kthejmë 300 mijë njerëz në Shqipëri. Kjo nuk është e mundur, kjo nuk është e arsyeshme, kjo nuk është tolerueshme mbi të gjitha. Edhe vetë Kina ka ndaluar përfundimisht marrjen e njerëzve nga jashtë. Nuk jemi për të marrë jashtë të gjithë, por për t’i dhënë mundësi që të kthehen ata që në 2-3 javë janë në situatë të vështirë. Ata që kur u mbyll kufiri u lanë të ngecin atje. Jo njerëz që jetojnë atje dhe të thonë hajde se po vij në Shqipëri. Jo! Njerëzit që jetojnë atje, jetojnë atje. Njerëzit që kanë ikur atje përpara mbylljes së kufijve me kohë, nuk mund të kërkojnë të vijnë në Shqipëri derisa të përfundojë lufta. Është një listë e mbyllur! Është një listë e verifikuar një për një me studentë që janë në pikë të hallit dhe me njerëz që ishin në rrugë për t’u kthyer dhe nuk u kthyen dot. Nuk vihet në Shqipëri për faktin se ne këtu nuk kemi numra alarmantë, sepse po ta hapnim këtë rrugë numrat tonë nuk do të bëheshin alarmantë, por katastrofikë. Lasgushi do të mbledhë në pika të caktuara që do të vendosen nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njerëzit që janë në listë, asnjë më shumë", deklaroi kryeministri.