Nga Shqipëria / E Premte 27 Mars 2020, 19:07

'Situatë e rëndë', Gjergj Leka rrëfen merakun për vajzën dhe familjen në Itali

Kantautori i njohur Gjergj Leka ishte sot në një komunikim live me emisionin "Historia ime". Leka u shpreh se meraku më i madh i tij këto ditë është vajza dhe familja në Itali.

"Këto ditë po i kaloj si të gjithë shqiptarët, unë ndoshta dhe më me fat sepse kam dhe studio në shtëpi, që bëj dhe programin, se e kam kaluar në shtëpi dhe kam me çfarë ta mbush kohën. Por merakun më të madhe e kam në Itali, ku kam familjen, se u ndamë.

Kam gjithë familjen atje në Itali, unë jam vetëm në Shqipëri edhe nusja, dy vetë jemi. Të gjithë i kam atje dhe ju e dini situata atje është shumë e rëndë.

Flas çdo ditë me telefon, por dhe atë me problem sepse nuk kanë ku të mbushin dhe telefonat aty. Është dhe një problem tjetër, edhe telefonat i mbushim me leje, kanë filluar të dalin njëherë në 3-4 ditë, edhe për gjërat shumë të nevojshme. Janë kujtuar vonë ti marrin këto masa, fatkeqësisht", u shpreh Leka.