Situatë e rëndë paraqitet në Spanjë prej koronavirusit Covid-19. BBC raporton se në 24 orët e fundit numri i viktimave ka shkuar në 769.
Kështu numri i viktimave në Spanjë në total është 4,858. Spanja është vendi i dytë më i prekur në botë, pas Italisë.
Numri total i të prekurve me koronavirus në Spanjë ka shkuar në 64,059.
Qeveria spanjolle ka vendosur të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri në 12 Prill. Lëvizja e njerëzve është e kufizuar dhe shumica e bizneseve janë mbyllur.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë në Spanjë deklaroi se 9,000 teste të shpejta të ardhura nga Kina kishin dalë me defekt. Përdorimi i tyre është pezulluar.
