Mëngjesin e sotëm u shënua viktima e 8 nga Koronavirusi në Shqipëri. Një 66 vjeçar nga Fieri pësoi infarkt në spitalin e Infektivit.
Pacienti kishte dy ditë që trajtohej te Infektivi. Ai vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale. Burime për "Dosja.al" kanë bërë me dije se viktima para disa ditësh ka marrë pjesë me një varrim.
E prekur nga Koronavirusi është dhe gruaja e tij. I gjithë fshati Mbërs është në izolim pas përhapjes së COVID-19 në këtë zonë.
