Nga Shqipëria / E Premte 27 Mars 2020, 12:12

Rama: Të Hënën nis rikthimi i shqiptarëve në atdhe

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte në Facebook, ka bërë me dije se nga e hëna do të nisin fluturimet për t'i sjellë në atdhe të gjithë shqiptarët që kanë mbetur jashtë.

Ai shprehet se qeveria po bën çmos për situatën e rënduar nga Koronavirusi.

"Unë nuk do lë gurë pa luajtur dhe gjë pa bërë për t'iu ardhur në ndihmë të gjithëve. Kjo është detyra ime dhe kjo është qeveria ime. Ne të hënën do të nisim fluturimet për t’i sjellë në atdhe të gjithë shqiptarët që kanë mbetur jashtë. I kam kërkuar kopanisë të mos kërkojë lekë për këto misione humanitare dhe gatishmëria ka qenë e menjëhershme”, u shpreh Rama.