Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama ishte në një lidhje direkte në emisionin "Real Story" për të folur rreth situatës së krijuar në vend nga Koronavirusi. Ai është shprehur se do jepte gjithçka, vetëm që gjërat të ishin ndryshe.
Po ashtu Rama u shpreh se është në gjendje ta dorëzojë postin nëse dikush gjen mënyrën për të larguar virusin.
"Sikur të më thonë sot ke në dorë ta mbyllësh luftën nesër, të kthehen njerëzit në normalitet dhe ti nuk do hysh më në asnjë zgjedhje por do qëndrosh në shtëpi, unë do kisha firmosur me kënaqësi fundin e luftës edhe nuk do kisha as pakënaqësinë më të vogël që s'do merresha më me këtë punë. Unë çohem çdo mëngjes me atë idenë: do jepja gjithçka vetëm të mos isha unë sot këtu ku jam.
Pra jo vetëm që nuk më shkon mendja se çfarë vjen mbrapa por e kam mendjen vetëm në një pikë: dita kur do mundemi t'i kthehemi normalitetit, nuk e di si do jetë.
Nuk më intereson fare, fare, fare, çfarë do të jetë më pas historia politike dhe aq më pak se kur janë zgjedhjet, kush i fiton. Nëse të gjithë ata që iu ra bretku kaq vite “Rama ik, Rama ik”, gjejnë rrugët të bindin virusin të largohet nesër, unë iki dhe jo vetëm, por bëj një festë të madhe", u shpreh kryeministri.
