Blerina Suli, mjeke shqiptare në Itali, ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje direkte për emisionin “Opinion”. Ajo është e infektuar nga Koronavirusi dhe ka treguar simptomat dhe detaje të tjera. Mjekja ka treguar se për të virusi është i përballueshëm por nuk krahasohet me gripin e thjeshtë.
"Dhimbje gjoksi nuk kam pasur dhe një temperaturë maksimale 37.2. Ishte lehtësisht i përballueshëm, sigurisht nuk mund të krahasohet me gripin e thjeshtë. Nuk është realisht një grip i thjeshtë sepse simptomat janë më të forta, por mund të them që për grupmoshën time janë lehtësisht të përballueshme. Unë jam 36 vjeç dhe nuk kam asnjë problem.
Fillimisht ishin simptoma shumë të lehta, kisha pak kollë, shumë pak hundët e zëna, por ditët në vijim kolla u shtua. Temperaturë nuk kam pasur. U shtua dhimbja e kyçeve, e të gjitha muskujve, një lodhje shumë e madhe, dhimbje koke, aq sa shpesh herë më dilte dhe gjumi natën. Ajo që ka dhe pjesa më e madhe e personave të tjerë kam humbur ndjesinë e të gjitha erërave. Nuk ndjeja aroma, shijen e kam akoma”, u shpreh ajo.
Suli iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të qëndrojnë në shtëpi.
“Jo detyrimisht të prekesh me COVID do të thotë ë ti të intubohesh. Ne jemi shumë kolegë të infektuar, por vetëm një është i shtruar. Jo detyrimisht COID do të thotë intubim, unë jam në shtëpi, e kam kaluar. Nuk është e barasvlefshme me vdekje, apo intubim, apo situata të tilla ekstreme”, tha Suli.
