Sipas të dhënave të publikuara nga ekspertët mjekësorë, rezulton se 14% e pacientëve që janë shëruar nga COVID-19 ne Kine, janë infektuar sërish.
Mjekët në Kinë kanë zbuluar se në një spital në Wuhan, ku shpërtheu për herë të parë Koronavirusi, 5 nga 147 pacientët e shëruar kanë rezultuar sërish pozitiv.
Këta pacientë që infektohen për herë të dytë, nuk shfaqin simptoma të sëmundjes. Po ashtu sipas studimit rezulton që nuk kanë infektuar persona të tjerë pasi anëtarët e familjeve të tyre rezultuan negativ ndaj testit. / "tvklan.al"
