Në Britaninë e Madhe janë marrë masa për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit. Një ndër to është izolimi në shtëpi dhe dalja e qytetarëve vetëm brenda orareve të caktuara për të blerë ushqime apo ilaçe.

Së fundmi në "Marrisons", një supermarket në Herne Bay, Britani, një grua është filmuar duke blerë ushqime e mbështjellë nga një top i madh mbrojtës- që përdoret kryesisht për ushtrime fizike.

Një burre e ka ndjekur ngado duke blerë ushqimet dhe duke i vendosur në shportë. I pyetur rreth "teknikës" që gruaja ka përdorur, asistenti i saj është shprehur: "Ajo po vetëizohet, ka një fiksim të madh pas pastërtisë".

Ndërkohë që gruaja ecte brenda topit mbrojtës, asistenti e fshinte herë pas here. Një punonjëse i ka kerkuar gruas që të dalë nga supermarketi ose do të detyrohej të kërkonte ndërhyrjen e sigurimit.
Burimi: "Mirror"

