Nga Shqipëria / E Enjte 26 Mars 2020, 19:07

Nënë e bijë në Pukë dalin me Koronavirus, ja si e morën

Pasditen e sotme "Top Channel" ka bërë me dije se në qytetin e Pukës janë shënuar dy të infektuar të tjerë me Koronavirus. Bëhet fjalë për një grua dhe vajzën e saj.

Sipas burimeve dyshja janë familja e njërit prej pacientëve që u zbulua se ishte i prekur nga virusi në spitalin e Shkodrës ditën e djeshme.

Tamponi e kishte nxjerrë të painfektuar por në një analizë të dytë me skaner ka rezultuar mbartës i virusit. E shoqja dhe vajza kanë rezultuar po ashtu të infektuara dhe do të përllogariten në përditësimin e numrit të të prekurve ditën e nesërme.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se janë regjistruar 174 qytetarë me COVID-19.