Almeda dhe Tolgahan Sayisman janë padyshim një ndër çiftet më të dashur për publikun. Së fundmi Almeda ka realizuar një "bisedë" me ndjekësit në Instastory, ku iu është përgjigjur pyetjeve të ndryshme që i kanë drejtuar dhe sigurisht nuk kanë munguar pyetjet rreth bashkëshortit.

Një ndër ndjekësit e ka pyetur se çfarë e bezdis më shumë te Tolga dhe anasjelltas. Almeda ka treguar se i shoqi shkëputet tërësisht nga bota kur luan PS dhe kjo asaj nuk i pëlqen aspak. Nga ana tjetër, aktorin e bezdis inati që ndodh t'i mbajë ajo.

"Çfarë të bezdis tek Tolga? Po atë te ti? Diçka të parëndësishme që e ke inat?", shkruan ndjekësi. "Hmm që shkëputet me botën kur luan PS. Atë te unë: Inati im", ka replikuar Almeda.





