I gjithë reparti i patologjisë në spitalin e Lezhës ndodhet në vështirësi pasi një pjesë e madhe e mjekëve dhe sanitareve ndodhen në karantinë. ABC News raporton se në këtë repart janë konfirmuar tashmë 3 infermierë të infektuar nga Covid-19.
Rasti i katërt është konfirmuar në repartin e ortopedisë mëngjesin e sotëm. Dyshimet nisën pasi pacientes që ndodhej e shtruar, nuk i ulej temperatura. Ajo i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Më pas kishte informuar bluzat e bardha se kishte udhëtuar në Itali.
Pacientja ka patur vizita të vazhdueshme para dhe pas kryerjes së operacionit, nga familjarët e saj të cilët e kanë takuar pa asnjë lloj mase mbrojtëse. Edhe familjarët tashmë do të karantinohen.
