Mbyllet pavioni i ortopedisë në spitalin e Lezhës. "ABC News" raporton se një paciente ka rezultuar pozitive ndaj Koronavirusit.
Ajo ishte operuar pak ditë më parë dhe kishte patur temperaturë.
Stafi mjekësor dhe ai sanitar janë vendosur në karantine dhe u janë marrë tamponët. Ata janë në pritje të rezultateve.
