Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Mars 2020, 18:06

Itali/ Mbi 5 mijë raste të reja dhe 683 viktima në 24 orë

Brenda 24 orësh në Itali janë regjistruar 5.210 raste të reja me Koronavirus dhe 683 persona kanë humbur jetën. Numri total i viktimave ka shkuar në 7.503.

Situata paraqitet e rëndë, ndonëse numri i personave që kanë humbur jetën është më i ulët në raport me atë të një dite më parë ku u regjistruan 743 viktima.

Në Itali 3.489 pacientë janë në gjendje kritike.