Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Mars 2020, 16:04

Tragjike/ Gruaja godet për vdekje me thikë 7 vjeçaren

Një 7 vjeçare e quajtur Emily Jones në Bolton të Anglisë ka humbur jetën gjatë një sulmi "të rastësishëm dhe të paprovokuar". Ajo po shëtiste në një park së bashku me prindërit e saj.

Vogëlushja është goditur me thikë për vdekje. Një grua 30 vjeçare, e cila nuk ishte e njohur për familjen, është arrestuar nën dyshimin e vrasjes dhe është seksionuar në Ligjin e Shëndetit Mendor.

Vogëlushja vdiq tragjikisht pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar. Gjatë memorialit të saj, prindërit janë shprehur mes dhimbjes: "Emily ishte 7 vjeçe, fëmija ynë i vetëm dhe drita e jetës sonë. Ajo ishte gjithmonë e mbushur me gëzim, dashuri dhe të qeshura. Emily kishte një buzëqeshje kaq të ëmbël dhe ishte e bukur brenda dhe jashtë. Kishte një zemër aq të madhe sa buzëqeshja e saj. Emily nuk ishte kurrë më e lumtur sesa kur kalonte kohën me familjen dhe miqtë e saj, ajo ishte flutura jonë e vogël sociale. Jemi të shkatërruar se nuk do e shohim teksa rritet. Është zemërthyese të zgjohesh në një botë pa Emilyn dhe nuk mund ta kuptojmë pse ndodhi kjo". Këto e shumë fjalë të tjera që kanë prekur padyshim zemrën e te gjithëve.

Burimi: "Daily Mail"