Është bërë virale në rrjete sociale një foto e postuar në Twitter ku shihet takimi prekës i gjyshit me nipin e porsalindur. Në foto shfaqet një baba në Britani që po mbanë në krahë djalin e tij të porsalindur dhe nga krahu tjetër, gjyshi i vogëlushit, e shikon këtë skenë nga dritarja.
Koronavirusi ka prekur edhe Britaninë dhe i moshuari është detyruar të mbajë distancë.

"Tre breza në distancim social. Babai im takon për herë të parë nipin", ka shkruar nëna e vogëlushit.
"Faleminderit të gjithëve për mesazhet e bukura! Babai im mezi po pret që se shpejti të mbajë në krahë nipin e tij", shtoi ajo.
