Nga Shqipëria / E Mërkurë 25 Mars 2020, 00:12

'Harrojeni daljen', kryeministri i Indisë shpall izolimin plotësisht të vendit

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi ka shpallur izolimin plotësisht të vendit për 21 ditë. Kryeministri indian i tha vendasve 'ta harrojnë' daljen nga shtëpitë e tyre në ditët në vijim.

Kryeministri u shpreh se distancimi shoqëror është mënyra e vetme për ta luftuar virusin dhe iu kërkoi qytetarëve të veprojnë me përgjegjësi.

"Izolimi do të ruajë shumë jetë të indianëve", tha Modi.

Kryeministri indian prezantoi një fond prej rreth 2 miliardë dollarëve për të luftuar virusin dhe premtoi përmirësim të qendrave shëndetësore.

Deri më tani në Indi është raportuar për 482 persona të infektuar me koronavirus dhe nëntë persona të vdekur.