Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka shpërthyer në lot gjatë një videoje live në Instagram. Dua njoftoi ndryshime në turneun dhe albumin e saj duke qenë se jemi në mes të pandemisë koronavirus.
Këngëtarja 24-vjeçare u shpreh se do të shtyjë datat e turneut në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropë, por shpreson të gëzojë fansat me daljen e albumit të saj të dytë.
Dua do e publikonte albumin "Future Nostalgia" në 3 Prill, por njoftoi që do e publikojë me 27 Mars.
"Shpresoj t'ju sjell lumturi, shpresoj të buzëqeshni dhe shpresoj që t'ju bëj krenarë", tha Dua.
