Nga Shqipëria / E Martë 24 Mars 2020, 14:02

Koronavirusi i merr jetën muzikantit të njohur

Koronavirusi Covid-19 me të cilin po përballet sot bota, i ka marrë jetën muzikantit të njohur, yllit të xhaz-it Manu Dibango. Mediat e huaja shkruajnë se Dibango ishte shtruar në një spital në Paris pasi ishte prekur nga virusi. Ai u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 86 vjeçare. 

Dibango ka qenë frymëzim për Michael Jackson-in dhe njihet për hitin e tij në 1972 “Soul Makossa”.

Lajmi i hidhur i ndarjes së tij nga jeta u dha përmes një postimi në Facebook ku shkruhet se funerali i tij do mbahet në privaci. 

Muzikanti la pas tre fëmijë, Georgia Dibango, Marva Dibango, Michel Dibango.