Kontrolli nga forcat e policisë për bizneset që nuk respektojnë urdhrat e qeverisë vazhdon. Teksa pandemia Covid-19 ka ardhur tashmë në vendin tonë dhe ka shënuar 5 viktima, disa prej biznesve është dhënë urdhër të mbyllen, si masë për parandalimin e përhapjes së virusit. Megjithatë në një lokal i cili pamje të parë dukej si i mbyllur, policia gjeti qytetarë brenda.
Në videon e publikuar nga Top Channel shihet se qytetarët ishin fshehur njëri në tualet e tjetri poshtë banakut, për t'i shpëtuar policisë. Ndërkohë një zonjë ajo që u përball fillimisht me policinë.
Referuar aktit Normativ që ka hyrë në fuqi disa ditë më parë, ky veprim do iu kushtojë atyre 100 mijë lekë.
