Nga Shqipëria / E Martë 24 Mars 2020, 12:12

Koronavirusi/ U braktisën nga punonjësit, gjenden të vdekur të moshuarit në azile në Spanjë

Janë gjetur të braktisur e të vdekur disa të moshuar në një azile në Spanjë. Ministrja e Mbrojtjes në Spanjë deklaroi se trupat janë gjetur nga ushtarët teksa punonjësit e kishin braktisur azilen nga frika e Koronavirusit. 

Ministrja Spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles tha se qeveria do të tregohet e rreptë me të gjithë ata persona që braktisin në këto momente të moshuarit.

"Gjatë vizitës, ushtria ka gjetur disa të moshuar krejtësisht të braktisur, madje disa kishin vdekur në shtretërit e tyre", tha ministrja.

Robles tha se një trajtim i tillë çnjerëzor nuk do të tolerohet dhe do të ndiqet penalisht. "Pesha e ligjit do të bjerë mbi ata që nuk i përmbushin detyrimet e tyre", shtoi ajo.