Në një postim në Facebook, mjeku infeksionit Tritan Kalo shkruan se pandemia po përhapet me shpejtësi edhe në vendin tonë. Mjeku shprehet se duhen vijuar masat edhe më tej, duke iu bërë analizat çdo rasti të dyshimtë, izolim të çdo rasti të konfirmuar dhe gjurminin e personave që kanë pasur kontakt të ngushtë me të.
Postimi i Kalos:
"KEMI ende ditë të vështira para nesh….“Pandemija po përshpejtohet”, ndaj duhet vijuar me:
1- testimin e çdo rasti të dyshimtë,
2- izolimin dhe përkujdesjen për çdo rast të konfirmuar dhe,
3- gjurmimin e karantinimin e çdo personi të kontaktit të ngushtë.
“Kur vdes një njeri vdes një jetë, kur vdes një mjek vdesin qindra jetë”….JU DUAM dhe JU RESPEKTOJMË….PËKUJDESEMI dhe do të përkujdesemi për JU në çdo minutë, me VETMOHIM e PROFESIONALIZËM shëmbullor….KURRË mos haroni se NE JEMI motrat, vëllezërit, bijat e bijtë tuaj, ndaj edhe JU duhet të na DËGJONI dhe të na RESPEKTONI….BASHKË me MËNDJEKTHJELLTËSI e ZEMËRBARDHËSI ne do tia DALIM MBANË!", shkruan mjeku.

