Një infermiere pediatre është prekur nga Covid-19. "Abc News" bën të ditur se infermierja 54 vjeçare në Poliklinikën e Lezhës ka rezultuar pozitive në testin e bërë gjatë natës së mbrëmshme. Ajo ka patur probleme fillimisht me shëndetin duke kërkuar një tampon për bërjen e analizave.
Nuk dihet ende nga mund ta ketë marrë infektimin infermierja, por menjëherë janë marrë masa për të izoluar edhe kolegët e saj.
Mbrëmë ajo është dërguar mbrëmë tek infektivi në Tiranë, dhe pritet që në bazë të gjendjes së sajë të vendoset nëse do qëndrojë tek spitali për terapi intensive ose do vetëkarantinohet në shtëpi.
