Nga Shqipëria / E Martë 24 Mars 2020, 00:12

Ndahet nga jeta prifti italian, sakrifikoi veten për pacientin e ri me koronavirus

Një prift italian ka sakrifikuar veten për të shpëtuar një pacient të ri në moshë, të prekur nga Koronavirusi. Don Giuseppe Berardelli, 72 vjeç nga Bergamo hoqi dorë nga respiratori që ishte porositur pikërisht për të, për t'ja dhënë një pacienti tjetër që nuk e njihte, më të ri në moshë dhe të sëmurë.

"Don Giuseppe u nda nga jeta si një prift. Më ka prekur shumë fakti që ai hoqi dorë nga jeta e tij për t'ja dhënë dikujt tjetër", u shpreh një punonjës shëndetësor.

Don Giuseppe Berardelli vdiq në spitalin Lovere. 30 priftërinj kanë vdekur në Itali për shkak të pandemisë Covid-19, në mesin e tyre 16 janë nga dioqeza e Bergamos.