Moderatorja e njohur Ola Bruko ka vendosur të largohet nga ekrani për disa ditë dhe do të vetëkarantinohet në shtëpi. Këtë e ka bërë të ditur vetë Ola me një video të postuar në Instagram ku shprehet se nuk ka simptoma të virusit, megjithatë kjo është një masë paraprake.
"Miq të dashur ju njoftoj se sot ishte takimi yne i fundit ne News24 sepse nga neser dhe 6 dite me rradhe do jem ne vetëkarantim. Nuk mendoj se jam e prekur nga koronavirusi, nuk kam asnjë simptomë, por kjo është një masë paraprake për të ndihmuar veten, kolegët dhe të gjithë njerëzit e mi të dashur", shprehet moderatorja.
View this post on Instagram
