Nga Shqipëria / E Hënë 23 Mars 2020, 23:11

Panama/ 13 vjeçarja humb jetën nga Koronavirusi

Një vajzë 13 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e Koronavirusit në Panama. Ajo është një ndër viktimat më të reja në botë nga virusi. Lajmin e bënë të ditur zyrtarët shëndetësor të shtetit në një deklaratë për mediat ditën e sotme.

"Ajo po trajtohej në një spital pediatrik në Amerikën e Jugut dhe vdiq të dielën", kanë raportuar autoritetet. Ende nuk dihet nëse 13 vjeçarja vuante nga ndonjë problem i mëparshëm shëndetësor.

Në Panama janë 313 raste me Koronavirus. Të dielën u nda nga jeta dhe një burrë 92 vjeçar si pasojë e koronavirusit.

Burimi: "upnewsinfo.com"