Një vajzë 13 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e Koronavirusit në Panama. Ajo është një ndër viktimat më të reja në botë nga virusi. Lajmin e bënë të ditur zyrtarët shëndetësor të shtetit në një deklaratë për mediat ditën e sotme.
"Ajo po trajtohej në një spital pediatrik në Amerikën e Jugut dhe vdiq të dielën", kanë raportuar autoritetet. Ende nuk dihet nëse 13 vjeçarja vuante nga ndonjë problem i mëparshëm shëndetësor.
Në Panama janë 313 raste me Koronavirus. Të dielën u nda nga jeta dhe një burrë 92 vjeçar si pasojë e koronavirusit.
Burimi: "upnewsinfo.com"
