Nga Shqipëria / E Hënë 23 Mars 2020, 22:10

Djali i deputetes së PS-së del pozitiv me Koronavirus

Në Shqipëri rezultojnë 104 persona të infektuar me Koronavirus dhe janë shënuar 4 viktima. Tre raste të reja u konfirmuan ditën e sotme në Fier dhe Esiona Konomi, gazetare e ABC News, ka raportuar se njëri prej tyre është djali i deputetes së PS, Antoneta Dhima.

Ajo ka kontakuar me deputeten e cila është shprehur se djali është treguar i kujdesshëm dhe nuk e dinë nga mund ta ketë marrë. Familja e saj është futur në karantinë në Fier.

26 vjeçari është në Spitalin Infektiv ku po merr trajtimin e duhur mjekësor.