Fabio Çela, një 25 vjeçar shqiptar, është arrestuar nga policia greke në Vula pasi ka thyer rregullat e karantinimit dhe ka sulmuar policinë. Burime për Top Channel kanë bërë me dije se i riu ishte kthyer nga Kondra dhe duhet të qëndronte për 14 ditë në izolim.
Mirëpo ai nuk është bindur, ka dalë në rrugë, ka kundështuar policinë dhe për më tepër i ka pështyrë. Dyshohet se 25 vjeçari është i prekur nga Koronavirusi sepse gjatë momentit të arrestimit ishte me temperaturë 38.
Burime për Top Channel kanë bërë të ditur se Çela vuan nga probleme psikike dhe pas arrestimit është shtruar në spitalin e personave me probleme mendore. Ai po mbahet i izoluar për shkak të sjelles agresive dhe dyshimeve për Koronavirus. Po ashtu i është vënë një gjobë prej 5000 eurosh.
