Nga Shqipëria / E Hënë 23 Mars 2020, 20:08

Tentoi të ndalonte një të arratisur nga 'Zona e kuqe', gjendet i vdekur fermeri në Itali

Emilio Magiacamo, një fermer 68 vjeçar, është gjetur i vdekur në Fondi të Italisë. Arsyeja mendohet të jetë se ai ka tentuar të ndalojë një burrë i cili ka dashur të largohet nga "Zona e kuqe" por ngjarja është ende nën hetim. Sipas raportimit të mediave italiane, një 44 vjeçar (identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur), po mundohej të dilte nga Fondi përmes rrugicave të izoluara të vendit.

Më pas ai ka hasur të moshuarin dhe mes tyre ka lindur një grindje, që ka çuar në vdekjen e këtij të fundit. Mediat italiane bëjnë me dije se 68 vjeçari kishte shenja të dukshme të rrahjeve në trup dhe nga një ekzaminim i parë i jashtëm i kufomës dukej se viktima ishte rrahur me shkopinj.

Policia e komisariatit lokal po heton ngjarjen dhe po përpiqet të rindërtojë motivin e krimit. Deri më tani ekzistojnë dy versione: që i arrestuari ka dashur të kalojë me makinë në tokën e viktimës dhe më pas mes tyre ka lindur një mosmarrëveshje pasi fermeri do e akuzonte dhe një tjetër version, sipas të cilit i arrestuari e hapi rrugën me qëllim për të takuar fermerin. Ndoshta 44 vjeçari kishte punuar në të shkuarën për të dhe arsye ekonomike mund të jenë bërë shkak i debatit të tyre. Versioni përfundimtar nuk është caktuar ende por policia po merret me këtë.

Fondi u shpall "Zonë e kuqe" pas një numri të lartë të infektuarish me Koronavirus.

Burimi: "tgcom24.mediaset.it"