Ditën e sotme kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte për ABC News me gazetarin Endri Xhafo, ka theksuar se situata e krijuar nga Koronavirusi është më e rëndë se ajo që u krijua nga tërmeti i 26 Nëntorit. Kjo sepse në këtë luftë jemi të vetëm.
"Padiskutim është kjo pasi në këtë luftë jemi vetëm në ndryshim me atë që bëmë me tërmetin që shtrime dorën me argumenta që të na ndihmonte. Kjo është një luftë që jemi të vetëm, pa dyer të hapura që patjetër mund të hapen më vonë", u shpreh ai.
Rama ka treguar se kur të vijë momenti do shpallë gjendjen e fatkeqësisë në vend.
"Kjo është një situatë që na ka gjetur në një gjendje fatkeqësie sidomos në vijën e kuqe ku e kishim të shpallura më parë ne nuk i kemi lënë gjë mangut asgjë. Do e bëjmë dhe atë por nuk është një ndryshim është thjesht akt formal", tha kryeministri.
